Kryeministri Berisha, ishte në Shkup ku mori pjesë në veprimtaritë festive me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin maqedonas, kreu i ekzekutivit ka zhvilluar në mesditë një takim me kryeministrin e Maqedonisë zotin Nikola Gruevski. Në takim të dy kryeministrat biseduan rreth projekteve konkrete, siç është ai për lidhjen hekurudhore mes të 2 vendeve.

Sali Berisha: “Konstatojmë që marrëdhëniet midis 2 vendeve, janë marrëdhënie të shkëlqyera, të dy qeveritë do të fillojnë ndërtimin e hekurudhës, lidhjes hekurudhore. Qeveria maqedonase është marrë me përcaktimin e trasesë edhe shpronësimet. Shqipëria e ka më të shkurtër, Shqipëria e ka 3-4 kilometra dhe ne do përpiqemi që brenda vitit 2009 ta kompletojmë detyrimin tonë”.

Mes të tjerash në takim u diskutua edhe për hapjen e pikave të reja doganore dhe për kontrollin e integruar të kufijve. Berisha ka falënderuar kryeministrin Gruevski për ceremoninë e zhvilluar në kryeqytetin e Maqedonisë me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe alfabetit shqiptarë./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro