Ndonëse kryeministri Rama ka në kabinetin e tij një përfaqësi jo të vogël në numër me ministre, Sali Berisha thotë se në vitet e qeverisjes socialiste u shënua regres në raport me të drejtat e grave.

“Ministret në kabinet sillen si në një kabinet sulltani, kanë sjellë rezoluta për gjithçka deri për opozitën, por jo për gratë.”

Duke folur nga Konferenca për Pjesëmarrjen e Grave në Proceset Politike dhe Fitoren e Zgjedhjeve të organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë dhe Fondacionit Jarl Hjalmarson, Berisha e cilësoi përcaktuese betejën e grave në përbaljen me murin e patriarkisë.

“Beteja kundër këtij muri, beteja për rrëzimin e tij është nga betejat më të rëndësishme për emancipimin njerëzor dhe ju me përpjekjet tuaja, jepni një kontribut shumë të çmuar.”

Berisha tha se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për të rrafshuar murin e patriarkisë, që e cilësoi dhunuesin më të madh të lirive dhe të drejtave njerëzore.

Tv Klan