Takimin e parë me diasporën kryetari i PD Sali Berisha e bëri këtë dielë në Romë.

I shoqëruar nga drejtuesit e lartë të partisë, Berisha u kërkoi qytetarëve që jetojnë në Itali, që në zgjedhjet e 11 Majit japin kontributin e tyre për të sjell opozitën në pushtet.

Kryeministrin Edi Rama e akuzoi se përdor bandat për të mbajtur pushtetin.

Kryedemorkati tha se një mandat i katër për PS, do thotë shndërrim i Shqipërisë në vendin e bandave.

Garën elektorale të 11 Majit e cilësoi si betejë për ekzistencën e Shqipërisë.

Nga kryeqyteti i Italisë, Berisha e cilësoi votën e diasporës si një mrekulli, pasi nuk mund të manipulohet apo blihet nga PS.

Në vëmendje solli edhe vendimin më të fundit të Presidentit Donald Tramp, duke e cilësuar desorosizimin e Shqipërisë prioritet madhor.

Shqiptarëve të diasporës u kërkoi të rikthen në Shqipëri për të kontribuar, duke u zotuar se me rikthimin në qeveri të PD ata nuk do të taksohen për investimet që do të kryen.

Kryedemokrati Berisha përsëriti programin e elektoral të PD, nga ngritja e pensioneve dhe pagave deri te ulja e taksave.

Klan News