Me sloganin “Nënat nuk janë fasonari”, ish-Kryeministri Sali Berisha foli me tone të ashpra lidhur me nismën e qeverisë “Për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues”, duke e cilësuar draftin monstruoz që i hap rrugë shtatzanisë surrogate.
“Ai zbaton doktrinën e një monstre tjetër të njerëzimit pas Karl Marksit, Xhorxh Sorosit. Pasi futi konceptet e superspekulantit Xhorxh Soros për Prindin 1 dhe Prindin 2, tani zgjedh konceptin e fermës apo fasonerisë për nënat shqiptare. Zgjedh konceptin e dekonfigurimit të plotë të familjes.”
Për Berishën, projektligji është krim kundër kombit shqiptar, pasi përmes tij synohet nxitja e abortit.
“Tani kërkon me ligj të nxisë sterilizimin në një vend në të cilin ka tre vite që vdekjet dominojnë mbi lindjet. Hap diapazonin për abortin, për vrasjen e foshnjave. Me qëllimet më të mbrapshta, më antikombëtare, më çnjerëzore.”
Ish-Kryeminsitri garantoi shqiptarët se Partia Demokratike e ka dhe do ta ketë mbrojtjen e familjes një një ndër objektivat më kryesorë të programit të saj.
Tv Klan