Kryetari i PD, Sali Berisha u bën thirrje shqiptarëve që jetojnë në New York që ta presin me protesta kryeministrin Edi Rama, i cili ka planifikuar një takim të madh me ta të shtunën. Berisha i kërkoi qytetasve që jetojnë jashtë vendit që të japin kontributin e tyre kundër qeverisë “Rama”.

Sali Berisha, kryetar i PD: Të përdorin vezë dhe domate kundër kreut të narkokrimit shqiptar që vjen për të kërkuar votën e tyre. Unë iu ftoj që të jepni kontributin tuaj në betejën kundër narkodiktaturës në Shqipëri.

Duke i cilësuar politike akuzat ndaj kryetarit të PL, Ilir Meta, Berisha tha ai ndodhet në burg me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Sali Berisha, kryetar i PD: Turpi të mbuloftë, faqezi! Trego se bastard i babës tënd xhelat, që urdhëronte varjen e kundërshtarëve politikë për mendime ndryshe dhe vargje kundra tij.

Kryedemokrati shprehet i bindur që aksioni në Kuvend do të vijojë, ndërsa shprehet i rezervuar për skenarin e protestës së 29 Tetorit.

Sali Berisha, kryetar i PD: Sapo të përfundohet përfundimisht të parët që do e marrin vesh do të jenë gazetarët, plani B i Sali Berishës dhe plani A është mosbindja civile, qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira.

Krahas aksioneve në Kuvend dhe në terren, PD po punon dhe për programin e elektoral për zgjedhjet e ardhshme, duke filluar me vendosjen e minimumit jetik deri te rritja e pensioneve.

Klan News