Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se nuk ka besim se SPAK do të luftojë seriozisht krimet elektorale në priocesin e 11 majit.
“Po të kishte ndërmend Skapi të hetonte krimin elektoral, e prangoste Ramën mbrëmë në shesh në miting.Unë nuk mund të besoj në shpallje të një organi që fle mbi dosje të tmerrshme të krimit elektoral, evidente, zyrtare, të mbledhura në përputhje me procedurën ligjore provat dhe faktet”, tha Berisha.
Por ky mosbesim nuk do ta pengoje PD të bej denoncim në SPAK për takimin e Ramës me punonjësit e bashkisë që Berisha e cilëson si shkelje të rënë të kodit zgjedhor.
“Do bëjmë kallëzim. Do bëjmë kallëzim, të bindur se SPAK shqyrton me përparësi të madhe dosjet që i dorëzon qeveria të Nesti Angonit, Idajet Beqirit. Kështu që ne i bëjmë, ata nuk i shqyrtojnë dosjet tona, përkundrazi bëjnë të kundërtën. Por ato mbeten aty dhe drejtësia vonon, por nuk harron”, tha Berisha.
Vetë takimin që e quan miting elektoral e quan funeralin e karrierës politike të Erion Veliajt.
“Funerali politik i Erion Veliajt”, tha Berisha.
Ndërsa di arsyet perse Rama e organizoi takimin në sheshin Skenderbej.
“Edhe kështu më ndodhi, që njerëzit të thonë, o sa keq o Edi që të paska ndodhur kështu. Ka një taktikë këtu ai që përngjall keqardhje”, tha Berisha.
I siguroi gazetarët se me ish-këshilltarët e Trumpit që do drejtojnë fushatën e PD nuk ka kontratë lobimi pasi ata vijnë për të bërë Shqipërinë sërish madhështore siç në kohën kur e drejtonte Berisha.
“Nuk janë të kontraktuar dhe nuk janë për lobistë. Kanë ardhur për fitoren e PD-së. E tha ai vetë pse kanë ardhur. Për të vazhduar punën e Donald Trump. “To Make Albania Great Again”. Ishte ajo. E tha atë. Nuk ia thashë unë atë”, tha Berisha.
Tv Klan