Fushata elektorale në shtetin fqinj, Greqinë është përmbyllur me tubimin e kryeministrit Kostas Karamanlis, i cili u bëri thirrje qytetarëve grekë të dalin në votime, duke shprehur besimin e tij për një fitore të partisë Demokracia e re.
Pavarësisht zhgënjimeve, skandaleve me abuzimin e parave, manaxhimi i keq i krizës ekonomike dhe i situatës së zjarreve në vend, sërish kryeministri u fokusua në atë që duket të jetë jetike për të ardhmen e vendit, dalja nga kriza që e ka kthyer Greqinë në vendin më të varfër të Bashkimit Europian.
Forca të shumta policie ishin të pranishme gjatë gjithë kohës së fjalimit duke qenë se përpara se të fillonte tubimi i fundit, një bombë shpërtheu vetëm pak metra larg tribunës ku do të mbante fjalën përmbyllës kreu i qeverisë greke. Fjalimi ishte përpjekja e fundit e karamanlis për tu bërë thirrje qytetarëve ti japin votën, në një kohë që sondazhet tregojnë se e majta Pasok e Papandreut, do të jetë ajo që do të formojë qeverinë e re duke qenë se gëzon 6 pikë më shumë se demokracia e re. Në mitingun e tij përmbyllës kreu I opozitës Jorgos Papandreu premtoi një jetë dhe një vend më të mirë për popullin grek.
Por analistët thonë se nëse nuk do të ketë një shumicë absolute pas zgjedhjeve të 4 tetorit, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje. Sondazhet tregojnë se 62 % e elektoratit janë kundër një qeverie koalicioni, në një kohë që dy liderët nuk hezituan të shtrojnë dilemën: ose qeveri një partiake ose pasiguri dhe zgjedhje të njëpasnjëshme! Shprehja “ose shumicë absolute ose kaos”, tregon se koalicioni është pothuajse i pamundur./tvklan.al