Besimtarët bektashianë në të gjithë vendin kremtuan ditën e Nevruzit, ose siç njihet ndryshe festa e Ashures. Kjo ditë shënon fillimin e vitit dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe.

Me këtë rast, qindra bektashinj iu drejtuan Teqesë së Baba Reshat Bardhit, që është edhe Kryegjyshata Botërore, duke servirur me pas dhe ëmbëlsirën tradicionale, ashuren.Kjo ditë cilësohet në mbarë botën aleviane, si dita e fisnikërisë dhe e ringjalljes së madhe. Bektashinjtë janë vendosur kryesisht në jug të vendit, por njohën një përhapje të gjerë në popullsinë shqiptare të pakënaqur nga reformat centralizuese të Portës së Lartë. Gjate Rilindjes Kombëtare, bektashinjtë dhanë një kontribut të vyer në luftën për liri dhe gjuhën shqipe, duke shndërruar një varg teqesh në qendra të lëvizjes kombëtare.

Pas Kongresit të Lushnjës, bektashizmi u njoh zyrtarisht si komunitet fetar i pavarur, por si të gjitha ideologjitë fetare në vend edhe bektashizmi, e pushoi veprimtarinë e tij në vitin 1967, për ta rifilluar përsëri në ’91.

Festa e ashures e kthyer tashmë në një ritual të përvitshëm, ka mbledhur në kryegjyshatë dhe personalitete të politikës, të cilët në këtë ditë të shënuar për besimtarët bektashinj, kanë ndarë me ta urimet për një vit sa më të mbarë./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro