Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Mustafaj ka vënë në dijeni përfaqësuesin e lartë të Këshillit të Europës Grunet, për faktin se sipas tij rëndojnë drejtësinë dhe ndërshmerinë e zgjedhjeve të 1 tetorit. Ai theksoi se në zgjedhjet e marsit në vitin 1992 kanë qenë të regjistruara 245 mijë zgjedhës, ndërsa sot në lista figurojnë 258 mijë të tillë.
Pra zyrtarisht ka një rritje prej 13 mijë zgjedhësish, ndërkohë që popullsia e kryeqytetit është dyfishuar. Edhe brenda listave të paraqitura tashmë për Tiranën mungojnë rreth 15 % e atyre që janë identifikuar nga treshja e regjistrimit, deklaroi Mustafaj.
Po ashtu sipas tij rreth 5 % e listave janë të mbushura me emra të përsëritur ose me emra personash të vdekur prej vitesh./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame