Moderatorja Orinda Huta ka qenë e ftura e radhës në emisionin “Historia e Fundjavës” në Klan Plus me Mirela Milorin. Huta ka treguar historinë e saj të kontributit në Fundjavën Ndryshe, duke thënë se ka qenë një ndër personazhet e parë publik që është afruar me këtë fondacion.
“Ka qenë muaj i parë i Fundjavës Ndryshe dhe ishte Arbri që erdhi dhe tha pse jo bëheni pjesë e jona, me prezencën tuaj në radhë të parë. Ajo që kishte më shumë rëndësi ishte prezenca dhe qëndrimi afër me këta njerëz.
Shumë prej tyre nuk kishin shtëpi, e nisëm me rastin e Anës që u bëmë bashkë dhe vijuam qoftë me projekte të Fundjavës Ndryshe dhe jam një nga njerëzit që besoj fort në këtë projekt dhe e inkurajoj Arbrin për vazhdimësinë” tha moderatorja.
E pyetur nga gazetarja Mirela Milore, se pse po vijon të jetë pjesë e këtij fondacioni dhe bën gjithmonë bamirësi moderatorja dha këtë përgjigje.
“Besoj në këtë kauzë, besoj në këtë kauzë që beson Arbri. Unë sa herë me jetë mundësia , jam pranë fundjavë ndryshe me çfarë të jetë, jo vetëm me para apo me ushqime por dhe me prezencën time”, u shpreh Orinda Huta.
Nga ana tjetër Arbër Hajdari, drejtuesi i fondacionit e vlerësoi Orindën për kontributin e dhënë në vite./tvklan.al