“Gani Bobi” qendra e studimeve humanistike do të shfaqet për herë të parë në garën e ethshme elektorale të korrikut 2005. Angazhimi në Shqipëri do të përfshinte 3 sondazhe për periudhën mars-qershor të po këtij viti për të mbërritur në 3 korrik, në publikimin në kohë rekord të rezultatit të zgjedhjeve.
I paragjykuar fillimisht për shkak se shënonte eksperiencën në vend të publikimit të Exit Polleve, “Gani Bobi” do të bënte të ditur se nga do të anonte shigjeta e peshores që maste rezultatin e zgjedhjeve.
Televizioni kombëtar Klan kontaktoi me këtë kompani të të rëndësishme, e cila së bashku me kompaninë amerikane Pet Show Berlen në fushtën e sondazheve zgjedhore shënonin një eksperiencë domethënëse .
Blendi Fevziu: “Zoti Maliqi a besoni që janë reale se duket një rezultat krejtësisht i zhbalancuar, me aq sa ju keni lexuar në 15 zona?”
Shkëlzen Maliqi: “Janë reale sa i përket deklarimeve të të anketuarve dhe shënimeve që i kemi mbledhur. Mirëpo megjithatë duhet të presim edhe verifikimin nga komisionet zgjedhore sepse ata janë meritor për matjen e numërimin e plotë të votave. Por këto tregojnë tendencat dhe diferencat aq të mëdha që në shumicën e rasteve megjithatë duket se kandidatët e PD-së në shumicën e rasteve do të dalin fitues.”
Këto janë disa nga rezultatet e lexuara nga drejtori i qendrës Shkëlzen Maliqi në korrik të vitit 2005, referuar sondazheve brenda qarkut Tiranë.
Shëlzen Maliqi: “Tirana zona 31 udhëheq PD 59 me 29 , zona 32, 59 udhëheq Besnik Mustafaj, Bamir Topi 59 me 29. Zona 33 prapë udhëheq PD-ja bindshëm 60 me 30, zona 34, 59 me 29 udhëheq PS. Zona 37 është përparësi ka PD-ja 46 me 41, zona 38 prapë udhëheq PD-ja 47 me 38 është zona ku konkurojnë Ylli Pango dhe Anastas Angjeli. Zona vijuese 39 sërish PD-ja udhëheq bindshëm 61 me 31, zona 40 këtu është konkurrenca mes PD-së dhe LSI-së, LSI ka 31 ndërkaq kandidati i PD-së 36. Zona 41 udhëheq me një diferencë të vogël kandidati i PD-së 40 me 37. Zona 42 PD sërish ka përparësi 50 me 41. Janë zona 29 udhëheq PD-ja 53 me 36%, PD sërish udhëheq 56% me 33% që janë konkurrentët Ferdinand Xhaferri i PD-së, Gazmend Bizhga. Zona 30 po kështu udhëheq PD-ja 61% me 26 sa i ka PS-ja.”
Besueshmëria e sondazhit të publikuar nga “Gani Bobi” u konfirmua menjëherë me shpalljen e rezultatit final nga KQZ. Marshi i gabimit sikurse thonë dhe drejtuesit e kësaj organizate luhatet në kufi 2-4%. Kufi që gjithsesi nga këto të dhënat e publikuara nga KQZ për të njëjtat zona konfirmoi se kandidatët fitues kanë qenë të njëjtët të shpallur me herët edhe nga qendra Gani Bobi.
E njëjta organizatë angazhohet në vitin 2007 në përballjen lokale për bashki e komuna. Ndonëse nuk u bë publik sondazhi për bashkinë e Tiranës shfaqi dukshëm diferencën prej 10 pikësh të Edi Ramës ndaj kundërshtarit të tij. Një përqindje që u reflektua dhe në rezultatin zyrtar kur Edi Rama fitoi me rreth 12% e kandidatit të PD-së Sokol Olldashi./tvklan.al