Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Zgjedhjet 2009

Grossruck: 28 Qershor, hap i jashtëzakonshëm për të ardhmen e Shqipërisë-(10 Tetor 2009)

Zgjedhjet e 28 Qershorit në Shqipëri përbëjnë një hap jashtëzakonisht të madh në drejtim të demokracisë dhe ishin zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë, shumë më të mira se ato të vitit 2005. 28 Qershori shënoi një hap të jashtëzakonshëm, të madh dhe të rëndësishëm përpara. Kështu ka deklaruar zv/presidenti i asamblesë parlamentare të...

Tetor 10, 2009

Vlerësimet e BE-së për zgjedhjet, Bregu thirrje opozitës për rikthim në Kuvend – (16 Shtator 2009)

Qeveria shqiptare ka nënvizuar deklaratat e Bashkimit Europian mbi zgjedhjet e 28 qershorit. Zëdhënësja e qeverise njëkohësisht Ministre për Integrimin Europian, Majlinda Bregu, tha se Brukseli zyrtar rikonfirmoi qëndrimin e shprehur dhe në raportin e OSBE/ODIHR se këto zgjedhje shënuan progres të prekshëm. Bregu ju referua për këtë deklaratës së Ministrit të Jashtëm të Suedisë,...

Shtator 16, 2009

Raporti final i OSBE/ODHIR për rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri – (15 Shtator 2009)

Shqipëria kalon testin ndërkombëtar për zgjedhjet. Ajo çfarë bie në sy në raportin 36 faqesh të OSBE/ODHIR, është se vlerësimi i zgjedhjeve bëhet duke u krahasuar me vendet që u përmbahen standardeve më të larta demokratike si Gjermania, Italia apo SHBA. Që në hyrje OSBE/ODHIR theksojnë qarte se zgjedhjet në Shqipëri shënuan një progres të...

Shtator 15, 2009

Meta: Raporti i OSBE/ODIHR-it mbyll kapitullin e zgjedhjeve problematike – (15 Shtator 2009)

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka përshëndetur raportin final të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet. Një raport që sikundër tha Meta mbyll kapitullin e zgjedhjeve problematike në Shqipëri.  Kryetari i LSI-së i mëshoi po aq asaj pjese të raportit ku jepen rekomandime konkrete për klasën politike. Si forcë e dytë qeverisëse LSI angazhohet për...

Shtator 15, 2009

Rama zyrtarizon vendimin për bojkotin pa afat të Kuvendit nga PS – (7 Shtator 2009)

Edi Rama ka zyrtarizuar vendimin për të bojkotuar pa afat Kuvendin. Edi Rama: “Partia Socialiste e Shqipërisë e kushtëzon praninë e saj në Kuvendin e dalë prej zgjedhjeve të 28 qershorit, me krijimin e kushteve që garantojnë transparencën e plotë të këtij procesi deformuar zgjedhor në të gjithë komponentët e tij. Partia Socialiste e Shqipërisë...

Shtator 7, 2009

Mbledhjen e parë të grupit kuvendor të PD, Berisha falënderon të sapozgjedhurit – (7 Shtator 2009)

Mbledhjen e parë të grupit kuvendor të demokratëve në legjislaturën e re, kryeministri e rezervoi për të falënderuar posaçërisht të sapo zgjedhurit, ata që u rikonfirmuan apo dhe ata që nuk janë më ligjvënës. Falënderimin kryeministri e shfrytëzoj po aq për të theksuar se ky është mandati i vështirësive të mëdha për shaka të objektivave...

Shtator 7, 2009

Sabri Godo për Topin: Kishte detyrimin moral të mbështeste mbarëvajtjen e zgjedhjeve-(31 Gusht 2009)

Politikani Sabri Godo, gjen pak arsye në mungesën e një qëndrimi zyrtar të kryetarit të shtetit mbi zgjedhjet. Godo e parashtron këtë si një paradoks nisur nga rëndësia që kishte procesi për vendin në një plan edhe më të gjere sesa ai lidhur thjesht me politikën e brendshme. Sabri Godo: “Unë mendoj se presidenti kishte...

Gusht 31, 2009

Rama akuzon Berishën, fryt i bashkëpunimit me krimin-(31 Gusht 2009)

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka akuzuar serish kryeministrin Sali Berisha, si autor të asaj që Rama e cilësoi maskarade dhe bashkëpunimit pushtet krim. Rama iu referua fakteve që selia roze ka shpallur publikisht për nxjerrje nga burgjet të eksponentëve të krimit ditën e zgjedhjeve. Kryesocialisti e ngriti këtë si një çështje me rendësi...

Gusht 31, 2009

Berisha: Qëllimi i Ramës, të pengojë procesin e liberalizimit të vizave-(31 Gusht 2009)

Kryeministri Sali Berisha, deklaroi të hënën në mbrëmje se qëndrimet politike të kryetarit të PS Edi Rama mbi zgjedhjet, kanë si qëllim të vetëm dështimin e procesit të liberalizimit të vizave. Sali Berisha: “Edi Rama ka vetëm një qëllim të vetëm, të pengoj me sa të mundet lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptar. Ai e...

Gusht 31, 2009

Rama për kongresin: Mund të bojkotojmë parlamentin-(30 Gusht 2009)

Një ditë pas kongresit të jashtëzakonshëm, ish-kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kandidat së bashku me Maqo Lakrorin, për të marrë drejtimin e kësaj partie rikonformoi mundësinë për të bojkotuar kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 28 Qershorit, një vendim që ai tha se i është deleguar institucioneve të tjera të partisë. Edi Rama: “Vendimmarrja...

Gusht 30, 2009