Dylyftimi mes tyre është filmuar në kamera si pjesë e një eksperimenti të bërë në Adelaide të Australisë. Gjithçka ishte gati dhe ushqimi për të provokuar dy kafshët ishte varur në grep.
Kamerat ishin fokusuar për të mos humbur asnjë fragment të kësaj beteje. Krokodili po afrohej për të kapur prenë, por papritur aty u shfaq një peshkaqen i vogël, i cili kërceu dhe u përplas në ajër me krokodilin. Ushqimi ra në ujë, ndërsa peshkaqeni u largua, duke lënë krokodilin të shijonte vaktin. /
tvklan.al