Lajme Arkiva 2003

Anëtarët e kolegjit zgjedhor të Apelit të zgjedhur me short ditën e djeshme bënë betimin para presidentit të republikës, Alfred Moisiu. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ilir Panda ka çelur ceremoninë dhe ka ftuar ta bëjnë betimin 8 anëtarët e Gjykatave të Apelit nga disa rrethe të vendit.

Presidenti i Republikës Alfred Moisiu tha në fjalën e tij përshëndetëse se krijimi për herë të parë i kolegjit zgjedhor, i parashikuar nga kodi zgjedhor do të përballet me një punë voluminoze. Suksesi ose jo i së cilës është mjaft domethënës në të ardhmen e vendit.

Alfred Moisiu: Dhënia drejtësisht dhe respektimi i plotë i vullnetit të votuesve është themeli i realizimit të një procesi zgjedhor të lirë dhe demokratik. Zgjedhjet e deri tanishme kanë qenë defekti më serioz i politikës sonë. Debatet rreth tyre kanë tronditur besimin e qytetarëve te demokracia dhe institucionet e drejtësisë. Ajo që presim dhe që duhet të jetë e qartë për të gjithë është fakti se zgjedhjet e tetorit përbëjnë pasaportën tonë për në Evropë.

 8 anëtarët e kolegjit zgjedhor të Apelit u zgjodhën me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë nën vëzhgimin e përfaqësuesve nga 4 partitë më të mëdha politike. Ky kolegj ka si detyrë të zgjidhë mosmarrëveshjet dhe animimin e partive politike gjatë procesit zgjedhor. Çështja e parë ka mbërritur në kolegjin e sapo krijuar dhe i përket Partisë Lëvizja e Legalitetit që është shprehur kundër një vendimit të komisionit qendror të zgjedhjeve./tvklan.al