Treguesi i ndjësisë ekonomike ra me 0.8 pikë në muajin Janar sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, “Vrojtimi i besimit të biznesit dhe të konsumatorit”.

Megjithatë, pavarësisht ngadalësimit, niveli aktual i këtij treguesi qëndron rreth 6 pikë mbi mesataren afatgjatë.

Vlera pozitivie për muajin Janar shënoi Treguesi i Besimit në Shërbime që u rrit me 4.4% duke qëndruar në 13 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares historike.

Banka e Shqipërisë nënvizon se në rritjen e Besimit në Shërbime kontribuan vlerësimet më pozitive të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës.

Po ashtu, pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen janë rritur.

Niveli i Treguesit të Besimit në Shërbime është rreth 4.1 pikë mbi mesataren historike thuhet në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Treguesi i Besimit Konsumator ra me 3 pikë në muajin Janar. Edhe Treguesi i Besimit të Industrisë dhe Treguesi i Besimit në Ndërtim u ulën në Janar.

Megjithatë, niveli i këtij të fundit vijon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike.

Klan News