FSHF: Mund t’i blini fizikisht edhe në sportele
Tifozët do të kenë mundësinë të blejnë biletat e miqësores të së premtes Shqipëri-Kili në sportelin e stadiumit Ennio Tardini të Parmas. Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se prej ditës së sotme mund të blihen edhe fizikisht.
Deri më tani shitja e tyre ka qenë vetëm online. Sipas FSHF-së priten të paktën 15 mijë tifozë të pranishëm.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se për ndeshjen e së hënës me Suedinë në Stokholm janë vendosur në dispozicion edhe bileta shtesë, pasi janë shitur të gjitha ato që ishin vendosur në dispozicion më parë.
Tv Klan