Lajme Arkiva 2004

Biznesi vendas është i gatshëm që të marri pjesë në blerjen e kapitalit shtetëror INSIG-ut, ky ka qenë thelbi i një deklarate të grupit t interesit të biznesit shqiptar. në emër të këtij grupi zoti Gjergj Buxhuku ka kërkuar privatizim me të njëjtat kushte dhe çmim ashtu sikurse i është ofruar IFC-së dhe BERZH-it.

Gjergj Buxhuku: Gatishmërinë për blerjen e të gjitha aksioneve SH.A. Tiranë të zotëruara aktualisht nga IFC dhhe BERZH me të njëjtin çmim që ata e kanë blerë nga qeveria shqiptare. 3. Kërkojmë nga qeveria shqiptare që interesat e grupit nismëtar të biznesit shqiptar të merre parasysh dhe të përfshihen në paketën ligjore që po përgatitet për privatizimin e aksioneve të INSIG SH.A. Tiranë.

Këshhtu biznesi shqiptar kërkon edhe më tej të blejë dhe pjesët e marra deri tani nga  IFC-ja dhe BERZH, pra të privatizoj totalisht INSIG-un. Deri tani 39% e INSIG-ut i ka blerë IFC dhe BERZH ndërsa mbeten 61% e kapitalit të saj shtetëror pa u privatizuar ./tvklan.al