Vlora Marina, një projekt që do të realizohet në qendër të qytetit të Vlorës është projekti i parë i vlerësuar nga IFC dhe World Bank Group me certifikimin EDGE Design Stage për godinat rezidenciale. EDGE është një sistem global certifikimi që i referohet qëndrueshmërisë mjedisore dhe ndërtimeve të njohura si “Green Building”, një vlerësim që jepet në fazë projektimi, ashtu edhe pas realizimit të tij.

“Projekti Vlora Marina nëpërmjet arritjes së certifikimit të nivelit një, ka bërë të mundur akreditimin  e një tipologjie apartamentesh të cilat gjatë operimit dhe në fazë ndërtimi, do të bëjnë të mundur kursimin e energjisë elektrike me 24%, të ujit me 33% dhe reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit me 42%”, tha menaxheri i projektit, Flori Dyrmishi.

Rezidencat në Vlora Marina që janë në fazë projekti janë ideuar në mënyrë të tillë që të zbatojnë praktika miqësore me mjedisin, duke u orientuar drejt banesave të gjelbra. E gjithë kjo praktikë sjell përfitime për rezidentët ashtu edhe për qytetin e Vlorës.

“Vlen për t’u përmendur si përfitim i rëndësishëm është edhe ai financiar pasi ky certifikim e sjell projektin Vlora Marina si një projekt lider në rajon sa u përket godinave të qëndrueshme”.

Vlora Marina është një zhvillim urban miks që do të sjellë për herë të parë në Shqipëri një marinë të klasit botëror dhe një kompleks rezidencial apartamentesh premium buzë detit.

Tv Klan