Në prag të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka thënë të mos jetë penduar asnjëherë që e ka ndihmuar Kosovën në çlirimin e saj. Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ai ka kujtuar negociatat politike dhe të rënët për liri.
“Takuam refugjatë kosovarë në kampet afër Shkupit, dëgjuam rrëfime të prekshme. Në fytyrat e tyre kërkohej ndihmë. Ne ndihmuam dhe nuk jam penduar kurrë. Ne i dhamë fund një makthi atëherë, por mund të ndërtojmë një ëndërr tani. Kjo është ajo që u kemi borxh atyre që kujtojmë sot.”
Ndonëse po përballet me sfida sipas tij, Kosova duhet të ndërtojë të ardhmen që meriton populli.
“Lufta juaj simbolizonte vullnetin tuaj për një të ardhme tjetër. Është për një komb të fortë, të pavarur dhe sovran të Kosovës që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në zemër të Evropës në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.”
Ai paradite është takuar fillimisht me presidenten Vjosa Osmani dhe më pas me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti. Ndërsa është shpallur qytetar nderi nga komuna e Prishtinës.
Tv Klan