Të paktën 18 persona kanë humbur jetën, duke përfshirë katër fëmijë dhe 60 u plagosën nga një sulm i Tel Avivit pranë spitalit kryesor qeveritar të Bejrutit.

Avionët izraelitë goditën një objektiv të Hezbollahut afër objektit shëndetësor i cili nuk u prek nga sulmi. Megjithatë, drejtori i spitalit tha se për shkak të municioneve te rënda, i kishin shkaktuar dëme objektit mjekësor.

Ndërsa sulmet ajrore vazhdojnë në kryeqytetin libanez Bejrut, në jug të vendit, ushtria izraelite ka goditur edhe qytetin bregdetar të Tirit.

Më herët grupi Hezbollah lëshoi ​​raketa në Tel Aviv dhe Haifa. Luftimet vijojnë, por edhe përpjekjet diplomatike po ashtu.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takua këtë të martë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të diskutuar për një armëpushim të mundshëm në Lindjen e Mesme që kur Izraeli vrau liderin e Hamasit javën e kaluar.

Ndërsa Hezbollah deklaroi se nuk do të ketë negociata ndërsa mori përgjegjësinë për një sulm me dron në shtëpinë e  kryeministrit Netanyahut të shtunën.

Uashingtoni shpreson se vdekja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar i cili planifikoi sulmin vdekjeprurës më 7 Tetor të vitit të kaluar në territorin izraelit do të ofrojë një mundësi të re për paqen.

Klan News