Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një helikopter i Ushtrisë Turke është rrëzuar nga kurdët, përfaqësues të Partisë Punëtore të Kurdistanit në kufi me Irakun e Iranin. Kjo është një kundërvënie e kurdëve për ofensivën e qeverisë turke ndaj terrorristëve kurd. Si pasojë e këtij akti janë vrarë 20 ushtarë turq në bordin e helikopterit.
Një tjetër akt terrorist në Bouira të Algjerisë, 17 ushtarë të vrarë dhe 21 të plagosur, në periferi të kryeqytetit Algjer. Në këtë zonë patrullon milicia e miliarderit të shumë kërkuar Osama Bin Laden.
Është hapur në Paris seanca e parë e procesit të shpërthimit të një avioni francez ku gjetën vdekjen të 160 personat që ishin në bord. Atentati ka ndodhur në 1989. Ministri francez thotë se ende përgjegjësit e atentatit s’janë vendosur para drejtësisë. Për vendosjen e bombës akuzohet një kongolez i kërkuar prej 10 vjetësh nga policia franceze.
Lideri i Ekstremit të Djathtë Austriak Ajder ka fituar zgjedhjet lokale në Austri. Viktor Klima, kancelari austriak ka thënë se duhet një koalicion për një qeverisje guvernative. Ndërsa Shusel është i mendimit se Vjena nuk duhet të ndërhyjë në votën e zgjedhësve./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori