Nis projekti për furnizimin me ujë pa ndërprerje të qytetit të Gjirokastrës. 5.5 milionë euro është fondi i dhënë nga Komuniteti Evropian për ndërtimin e ujësjellësit. Për përfundimin e fazës së parë të projektit që parashikon përmirësimin e furnizimit me ujë të Gjirokastrës nevojiten 18 muaj. Më pas do të kalohet në fazën e dytë ku patrashikohet furnizimi 24 orë me ujë i qytetit. Punimet do të kryhen nga firma “Alb Star”.

Është përuruar në Vlorë fabrika e re e prodhimit të birrës “Norga”. Fabrika është ndërtuar nga një firmë italiane dhe ka pajisje bashkëkohore. Në ceremoninë e përurimit, përvec autoriteteve lokale ka marrë pjesë edhe ministri i Bujqësisë Agron Duka. Fillimi nga puna e kësaj fabrike do të ndikojë edhe në uljen e papunësisë në qytetin e Vlorës dhe do të përmirësojë në cilësinë e birrës Norga që prodhohej që prej dy vjet e gjysëm.

Ministri i Mjedisit Et’hem Ruka ka vizituar Lagunën e Patokut me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit. Në këtë Lagunë, para disa ditësh, ishin gjetur edhe disa breshka të rralla të cilat u hodhën sërish në det. Përfaqësuesit e pushtetit lokal i kërkuan ministrit më shumë vëmendje për Lagunën e Patokut ndërsa nga ana e tij ministri premtoi se në këtë vend turistik nuk do të mungojnë investimet për ta ktheyr në një zonë të lakmueshme. /tvklan.al