Lajme Arkiva 2004

Danjela Kostandini: “Pothuajse të gjitha rrugët hyrëse që të çojnë në  bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ato që të çojnë në sheshin “Skënderbej” janë bllokuar nga policia që në orën 10:00 të paradites për kalimin e automjeteve.

Si masa parandaluese për protestat e paradites në sheshin “Skënderbej” dhe në  rrugët përreth, janë vendosur  forcat e rendit, policia ushtarake, forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

E ndërkohë si pasojë e bllokimit të kalimit të automjeteve në rrugët e tjera të kryeqytetit trafiku është rënduar tejmase.

 E vetmja rrugë që nuk është ndaluar qarkullimi është unaza. Për TV Klan Danjela Kostandini”./tvklan.al