Policia arreston 6 persona, mes tyre edhe një grua
Një sasi e konsiderueshme amianti që përdoret kryesisht në ndërtim dhe është tepër e rrezikshme për shëndetin, është bllokuar nga policia në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë.
Aksioni i policisë së qarkut u krye pas marrjes së informacioneve në rrugë operative. Ngarkesa u gjet në pjesën fundore të një garazhi duke mos lejuar të dilte nga ambienti i tragetit.
Në cilësinë e provës materiale është bllokuar trageti, një furgon mallrash dhe sasia e amiantit e papërcaktuar.
Policia në njoftimin zyrtar bënë të ditur se janë arrestuar në flagrancë 6 persona nga Vlora, mes tyre dhe grua.
Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzat: “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”.
Aminati është i ndaluar të përdoret në vendin tonë dhe në Bashkimin Europian. Është vërtetuar që rënia në kontakt me trupin e njeriut shkakton sëmundje të mushkërive deri në kancer.
Tv Klan