Një gomone me emigrantë nga vende të treta është bllokuar në grykëderdhjen e lumit Vjosa. Mësohet se operacioni për shpëtimin e emigrantëve është kryer në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë.

Personat në bord, mes tyre gra dhe fëmijë, janë evakuuar nga dy anijet luftarake të rojës Bregdetare dhe janë transportuar në Vlorë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim të emigrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

Operacioni u krye në bashkëpunim me Rojen Bregdetare të Forcës Detare, Policinë e Shtetit dhe Guardia di Finanza-n./tvklan.al