Një blogere australiane ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto të saj një ditë para se të lindte foshnjën dhe një foto pas lindjes.
Hannah Polites, 28 vjeçe është shumë e lumtur pasi ka sjellë në jetë foshnjën e saj të dytë dhe nuk ka hezituar të publikojë për ndjekësit e saj të shumtë foton para dhe 24 orë pas lindjes.
Ajo shpërndau imazhet e trupit për mbi 1.3 milion ndjekësit e saj ku komentet ishin të jashtëzakonshme. Të gjithë e komplimentonin që ishte kaq e thjeshtë dhe pa komplekse dhe e uronin për djalin.
Kur u pyet nga vajza e saj dyvjeçare Evaliaja pse barku i saj dukej aq i fryrë edhe pse ajo kishte lindur: Hannah u përgjigj se ishte efekti i një jetë të re që ajo kishte sjellë në jetë.
Ndërsa blogerët dhe e tjerë shpesh tregojnë se menjëherë pas shtatzënine nisin palestrën dhe merren me trupin e tyre, Hannah tha se ajo nuk do të jetë duke bërë asnjë aktivietet fizik të paktën për 6 javë. Ajo është shprehur se do fokusohet tek familja dhe djali i saj./tvklan.al