Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi është ndalur derë më derë në qytetin e Korçës, ku ka diskutuar me banorët e lagjes numër 6, programin e partisë socialiste, problemet me të cilat përballen sot qytetarët shqiptarë si dhe u bëri thirrje qytetarëve të hedhin votën e tyre më 28 qershor.

Ben Blushi: “Ky qytet është varfëruar në 4 vitet e fundit. Njerëzit kanë humbur punën, kanë humbur shpresën, kanë humbur mundësinë për të fituar në jetë me dinjitet. Qeveria ka braktisur me mijëra qytetarë të Korçës ashtu si dhe shumë qytetarë të Shqipërisë. Qeveria e re e Partisë Socialiste do shohi varfërinë në sy, duke u përpjekur pa dyshim të krijojë vende pune për shqiptarët.”

Blushi tha, se me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet shqiptarët do të kenë më shumë vende pune, pra ekonomi më të zhvilluar./tvklan.al