Anëtari i kryesisë së partisë Socialiste Ben Blushi pati disa takime me mbështetës në fshatin Proçest të Qarkut të Korçës. Gjatë prezantimit të programit të ri të së majtës, Blushi u ndal dhe tek varfëria në fshat.
Ben Blushi: “E djathta në përgjithësi favorizon shumë pak njerëz, e majta dhe sidomos e majta shqiptare synon të favorizojë ata që kanë më shumë nevojë dhe ata që janë më të varfër dhe projekti jonë është që të mundim varfërinë duke mos e torturuar fshatin, duke i dhënë punë atij që ka nevojë për punë, duke mbështetur atë që ka më shumë nevojë.”
Sipas Blushit pas zgjedhjeve të 28 qershorit fshati do të ketë një zhvillim të vrullshëm nën qeverisjen e partisë Socialiste./tvklan.al
Gazetar: Julian Kasapi