Ben Blushi: “Bojkoti nuk ka fituar si kauzë sepse siç e the dhe vetë ishte mjet, por nuk ishte mjet për të zgjidhur çështjen e transparencës së zgjedhjeve, por ishte mjet por të nënshtruar Partinë Socialiste të Shqipërisë. Ishte mjet për tu kthyer në kamxhik në kurrizin tim dhe të disa kolegëve të tjerë të cilët shkojnë në një mbledhje partie, mbyllet dera dhe na … Preç. Dhe kjo krizë është krizë e Partisë Socialiste, nuk është kriza e Shqipërisë, kjo është kriza e Partisë Socialiste të Shqipërisë, e cila nuk është më as e majtë as demokratike dhe nuk mund të kundërshtoi sepse jam un aty brenda. Andrea thotë ku e di ti? Unë jam brenda shtëpisë. Ishte një alibi personale, sepse në qoftë se do të ishte kauzë, do të ishte kauzë nga dita e parë, por Edi Rama ditën e parë doli dhe tha zgjedhjet ishin shuam të mira, ditën e dytë tha po si humba, sitën e tretë tha nuk ka bojkot dhe kur ju vu karrigia në rrezik sepse ne i kërkuam dorëheqjen. Unë i kërkova dorëheqjen sepse ka humbur zgjedhjet, vetëm ai nuk duhet t’i humbte sepse nuk bashkoi opozitën sepse s’kishte kauzë sepse u zu me shokët e vet, nuk përfaqësonte një parti të majtë sepse nuk kishte program. Për këtë humbi zgjedhjet bashkë me cilësitë e zgjedhjeve padyshim e cila mbetet të hetohet. Në momentin që karrigia e tij u rrezikua sepse i kërkuan dorëheqjen dhe ishte akt moral, i kërkohet dorëheqja kryetarit të partisë kur humb e kemi kod. Atëherë tha jo do të shkoj në bojkot dhe prandaj shkoi në bojkot për ta kthyer bojkotin në kamxhik kundër atyre që i kërkuan të jepet dorëheqja një nga të cilët jam unë.”/tvklan.al