Erion Bogdani: “Këto ditë eksperti amerikan zoti Kevin Piter solli ekspertizën e tij në të cilën prodhon në përputhje me të gjitha ekspertizat e specialistëve shqiptar se zoti Kosta Trebicka vdiq nga një aksident automobilistik. Hesht Edi Rama që shpërtheu në një histeri shpifjesh dhe trillimesh vetëm 3 orë pas aksidentit, pa u identifikuar akoma mirë kufoma. Hesht partizani vogël Veliaj i cili para kamerave derdhte lot ndërsa pas tyre i ngazëllyer shpërndante sms për manipulimin e këtij aksidenti tragjik. Partia Demokratike i kërkon këtij koalicioni ogurzi në qoftë se i ka mbetur edh enjë grimcë e fundit e moralit njerëzor, të kërkojë falje publike qoftë edhe private familjes së të ndjerit Kosta Trebicka.”/tvklan.al