Klubi shumësportesh Partizani po nis të ringjallet. Një nga emrat më të mëdhenj të sportit shqiptarë ka zgjedhur ta fillojë me boksin për ta vijuar me sportet e tjera.
Ylli Pango: “Duke marrë parasysh që kemi të bëjmë me një klub me traditë me një klub të disiplinuar, vërtet është kënaqësi që sot ne nëpërmjet këtij ekipi të këtyre të rinjve të fuqishëm dhe simpatik të ekipit të boksit. Neve ringjallim thash dhe njëherë një traditë në ato sporte po në këtë klub të cilat unë i quaj sportet elitare të Shqipërisë”.
Në prezantimin e skuadrës së boksit ishte i pranishëm dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të boksit Paulin Sterkaj dhe drejtori i klubit shumë sportesh Partizani, Mirjan Hakani. Klubi sportiv Partizani i themeluar në 1946-ën deri në fillim të viteve ’90 numëronte mbi 1200 sportist të angazhuar në 102 ekipe./tvklan.al
Gazetari: Endrit Sauku