Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Aeroplanët e Natos kanë vazhduar gjatë natës së kaluar sulmet ajrore kundër objektivave ushtarake strategjike në Jugosllavi. Selia e Aleancës ka njoftuar se kushtete mira të motit kanë mundësuar efikasitet të aksioneve të Natos, sidomos në Kosovë ku janë goditur 25 topa artilerie, 5 pozicione mortajash, 12 tanke dhe shumë mjete të tjera ushtarake.
Edhe gjatë 24 orëve të fundit aeroplanët e Natos veprimet më të fuqishme i kanë fokusuar në masivin e maleve të Pashtrikut dhe pozicionet serbe në zonat kufitare me Shqipërinë. Është sulmuar prapë aeroporti i Prishtinës dhe pika të tjera strategjike në mbarë Kosovën.
Beogradi mbrëm ka qenë i kursyer nga bombardimet, por jo pjesët e tjera të Serbisë. Bëhet e ditur se janë sulmuar disa ura, transmetues televiziv dhe objekte të tjera strategjike në Serbi./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti