Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Aeroplanët e Natos kryejn gjatë 24 orëve të fundit një numër rekord fluturimesh dhe goditjesh intensive mbi objrktivat ushtarake e strategjike në Kosovë dhe Serbi. Sipas komunikatës së Natos ditën e 64 të operacionit u kryen 741 fluturime ndër të cilat 308 kanë qenë goditje që është një numër rekord.
Nga këto 74 kanë qenë të destinuara për asgjesimin e mbrojtjes kundërajrore. Përqëndrime të fuqishme të sulmeve janë bërë mbi kryeqytetin e Jugosllavisë dhe rrethinat e tij. Sipas burimeve serbe më shumë se 50 rraketa u lëshuan në qytet dhe përiferitë e Beogradit.
Sulme mjaft të ashpra janë bërë edhe në qytetin industrial të Nishit. Në Beogradin e ri është sulmuar ndërtesa e Ministrisë së Tregtisë, fabrika e motorrëve në Rakovicë si dhe aeroporti ushtarak në Batajnicë. Në Vojvodinë është shkatërruar një linjë hekururdhore. Janë goditur gjithashtu edhe disa objekte në kufirin e Serbisë me Kosovën.
Në Kosovë janë bërë sulme intensive mbi njësitë e blinduara, depo municionesh e karburantesh, pozicionet e forcave serbe dhe linjat e komunikimit. Komandanti suprem i forcave te Natos uesli Klark në një takim me ambasadorët e vendeve aleate në Bruksel ka deklaruar se tashmë është vendosur që të zgjerohet lista e objekteve që do të goditen nga bombat e Natos./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego