Kryeministri i vendi, Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Reformën në Sistemin e Pensioneve në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri thotë se qëllimi është që 2 bonueset, ai i fundvitit dhe i pranverës të vazhdojë të shpërndahen dhe në vitet në vazhdim për pensionistët.
Edi Rama: Kur vjen puna tek pensionet, të gjithë ata që nuk kanë asgjë në dorë premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme. Të premtosh do të thotë t’i hapësh luftë fakteve, t’i kthesh kurrizin eksperiencës dhe të hidhesh symbyllur drejt një humnere, do të thotë që “hajde të bëjmë një ditë festë me gjithçka kemi dhe nesër le të bëhet qameti”. Ne do të ecim paralelisht me bonueset që janë rritur në mënyrë të ndjeshme që janë rritur në aspektin sasior dhe në aspektin e kohës së dhënies së tyre. Kemi kaluar 2 bonuese, një në fundvit dhe një në pranverë. Duam që këto bonuese të vazhdojnë dhe pensionistët të marrin pjesë në shpërndarjen e fryteve të rritjes.
Më tej, Kryeministri Rama thotë se reformimi i skemës së pensioneve ëstë maratonë dhe jo sprint.
Edi Rama: Duam që të bëjmë një akselerim pa prishur themelet që ka sistemi. Kemi akoma hapësirë të konsiderueshme në luftën kundër informalitetit të pagave. Ka një ndryshim të rëndësishëm sepse edhe pas gjithë procesit të komunikimit që kemi pasur, është konstatuar një rritje e pagave të deklaruara dhe kontributeve, ka akoma hapësirë për të marrë më shumë. Reformimi i skemës së pensioneve është maratonë, nuk është sprint. Sot, që nga 1 Shkurti jemi vendi i vetëm në vitet e fundit në këtë rajon që kemi ulur çmimin e energjisë që është diçka qe vjen si rezultat i gjithë punës së bërë. Jam besimplotë që ne do të arrijmë të adresojmë këtë problematikë me të gjithë maturinë.
/tvklan.al