Intervista e radhës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan në këtë atmosferë përpara Euro 2024, pati si protagonist Vasil Rucin. Ai u shpreh shumë optimist për ekipin kuqezi dhe ecurinë e tij në kampionatin europian pasi fundja, futbolli ka gjithnjë surpriza. Në një analizë, Ruci cilësoi edhe tre lojtarët që përbëjnë boshtin e komëbtares.
Aldo: E kalojmë grupin?
Vasil Ruci: Në qoftë se ndeshjen e parë e kalojmë me sukses, pa humbje kemi shpresa të mëdha.
Aldo: Me barazim jemi mirë.
Vasil Ruci: Shumë.
Aldo: Personalisht, ti vetë çfarë pritshmërie ke për kombëtaren këtë vit? E thënë pa tifozllëk.
Vasil Ruci: Kjo kombëtare që kemi ne, në përgjithësi ekipet përbëhen nga një bosht, është një bosht që formon një ekip kombëtar dhe boshtin sot unë pretendoj që të jetë Gjimshiti, Asllani dhe Broja. Gjimshiti është i konfirmuar, lojtar që nuk ka probleme më kë ka përballë, Asllani është në rritje, Broja s’ka marrë minutat e duhura të tijat. Në qoftë se këta të dy do të ngjiten në nivelin e Gjimshitit, unë besoj sukses do të kenë.
Ndeshjet e Euro 2024 mund t’i ndiqni ekskluzivisht dhe pa pagesë në ekranin e Tv Klan./tvklan.al