Tifozëve të futbollit do t’u ndalohet të pinë alkool në stadiume në Kupën e Botës 2034. FIFA i akordoi këtij vendi organizimin e turneut madhor, por nuk e ka trajtuar çështjen e alkoolit publikisht. Mediat ndërkombëtare raportojnë se as në stadium nuk do të ketë mundësi të shitet birrë.

Ndryshe nga shumë vende të tjera myslimane shitjet e alkoolit mbeten të ndaluara edhe në hotelet luksoze në Arabinë Saudite. Alkooli u ndalua në vend nga mbreti Ibn Saud në vitin 1952. Ekziston vetëm një dyqan në kryeqytetin Riad që shet pije alkoolike dhe ato për diplomatët jo-myslimanë, madje me sasi të kufizuar. Edhe hapja e këtij dyqani u bë për të parandaluar kontrabandën e pijeve nga diplomatët.

Botërori i Katarit nuk shkoi mirë për FIFA-n e cila ka si sponsor një markë birre. Pija e prodhuar prej saj duhet të shitej në stadium por kjo u ndalua dhe FIFA-s i kushtoi afro 50 milionë Euro.

Arabia Saudite është një vend shumë më konservator se Katari, dhe FIFA nuk ka ndërmend t’i bëjë presion për të ndryshuar ligjet kundër alkoolit. Edhe për faktin se kompania shtetërore e naftës Aramco po i paguan FIFA-s 390 milionë Euro si pjesë e një marrëveshjeje katër-vjeçare sponsorizimi.

Tv Klan