4 ton kokainë më një vlerë prej 400 milion dollarësh u sekuestrua nga policia braziliane. Lënda narkotike e cila kishte si destinacion Rumaninë, ishte fshehur në një anije në disa kontenier të mbushur me lëndë drusore.
Anija ishte gati për t’u nisur drejt Rumanisë nga porti i Paranaguas. Autoritetet vendosën të hetojnë mbi dërgesa që niseshin drejt Europës, pasi policia rumune vetëm një javë më parë kapi 1.2 ton kokainë që kishte mbërritur nga Brazili.
Shefi i policisë federale tha, se kjo skemë trafiku është ndjekur edhe më herët dhe nuk dihet sa ton kokainë dhe lëndë të tjera narkotike kanë kaluar pa u kapur.
Policia po heton mbi origjinën e kokainës për të identifikuar kështu rrjetin përgjegjës për këtë trafik. Kjo është hera e dytë në histori që autoritetet e Brazilit sekuestrojnë një sasi kaq të madhe droge. Në vitin 1994 ata kapën 7.5 tona kokainë./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle