Lajme Arkiva 2004
Është goditur një rrjet ndërkombëtar narko trafiku me itinerar nga Kosova për në Shqipëri dhe më tutje në Itali dhe në Gjermani, kështu e ka argumentuar suksesin e fundit antidrogë shefi i komisariatit të portit të Durrësit Zana Lushku në një konferencë për shtyp.
Sipas saj riorganizimi i ri strukturave antitrafik dhe marrja e informacionit, kanë qenë prioritare në këtë goditje.
Zana Lushku: Drejtoria e Policisë së qarkut Durrës, strukturat e specializuara të saj janë të vendosura për të vazhduar luftën pa kompromise kudër trafikut të lëndëve narkotike dhe gjithë trafiqeve të tjera dhe në këtë kuadër po forcohet koordinimi i veprimeve të të gjitha shërbimeve policore si dhe po intensifikohet bashkëpunimi ndërkombëtar.
Shtetasi 50-vjeçar H.M. lindur në Drenicë është vënë në pranga pasi në automjetin e tij me targa gjermane u gjetën 5 kilogram e 700 gram lëndë narkotike e llojit heroinë, e cila pritet të imbarkohej në tragetin Domiziana./tvklan.al