Lajme Arkiva 2004

Një sasi e madhe heroine është bllokuar brenda pak orëve në Kukës dhe në afërsi të pikës kufitare në Kosovë. Operacioni i realizuar nga drejtoria e Policisë së Kukësit dhe forcave të UMNIK, ka bërë që në pranga të bien deri më tani  5 persona që mendohet se janë anëtarë të të njëjtit rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Kosovës.

Gjatë paradites është bllokuar nga forcat e UMNIK-ut sapo kishte kaluar kufirin, një makinë “Audi” me dy shtetas nga Shkodra, Kujtim Prexhaj dhe Vaslli Ademi. Gjatë kontrollit  në makinë janë gjetur 20 kilogram heroinë . Ndërsa disa orë më pas është kontrolluar  lokali i shtetasit Bilbil Merguti në Kukës ku është gjetur 25 kilogram lëndë narkotike.

Së bashku me pronarin e lokalit  është arrestuar dhe Hamdi Jonuzi në Kukës, ndërsa pas njoftimit në drejtorinë e policisë në Shkodër, në pranga është vënë edhe një  shtetas  tjetër. Ky operacion është një nga operacionet më të mëdha dhe më me rezultat kundër trafikut të drogës finalizuar me bllokimin e 45 kilogramëve heroinë në Kukës dhe në Kosovë./tvklan.al