Lajme Arkiva 2004

Ministria e Rendit Publik ka bërë bilancin e operacionit të  fundit ku në bashkëpunim me UMNIK u bë i mundur  bllokimi në Kukës dhe në pikën kufitare të Morinit, të një sasie prej 50 kilogramësh heroinë si dhe arrestimi  i 4 personave.

Ky operacion pritet të shtrihet dhe në Shkodër ku mendohet të ketë person të lidhur me këtë linjë trafiku. Ndryshe nga herët e tjera ministria e Rendit nuk ka bërë vetëm bilancet e një aksioni policor, por në deklaratën e saj ka patur aludime  të pasta politike.

Me gjithë statusin e institucionit të rendit, deklarata e ministrisë ka reaguar indirekt edhe ndaj qëndrimeve dhe komenteve politike të ish kryeministrit Meta.

Florion Seriani: Ky aksion i suksesshëm i policisë  lokale të Kukësit përkon edhe me deklaratat e pabaza në median elektronike dhe të shkruar  të ndonjë politikani emri i të cilit u lakua publikisht  disa vite më parë me rastin e kapjes të ndonjë sasie droge pikërisht në këtë qytet. Thjesht për hir të një aritmetike elementare  i kërkojmë këtij politikani se për 26 muaj kur ai ka qenë në krye të ekzekutivit janë  kapur 51 kilogram heroinë. Ndërsa vetëm në muajit Nëntor-Dhjetor 2001 dhe Janar 2004, pra për tre muaj janë kapur 64 kilogram heroinë.

Duke iu referuar periudhës ku në krye të ekzekutivit  qëndronte Ilir Meta pjesa e dytë e deklaratës së Ministrisë  së  Rendit është një qëndrim i pastër politikës si reagim ndaj deklaratave të fundit  të Ilir Metës.

Florion Seriani: Nga ana tjetër si struktura të rëndësishme të  sektorit të sigurisë kombëtare si garantues edhe të paprekshmërisë së institucioneve të një fantazisti të eksituar. I kujtojmë se për  Shqipërinë skenarët e përmbysjes me dhunë të pushtetit të  importuara janë thjesht në histori në një kontekst krejt të ndryshëm gjeopolitik.

Ky qëndrim politik i Ministrisë së Rendit është bërë në të njëjtën kohë me qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj deklaratës së Metës./tvklan.al