Një aeroplan i vogël me 10 persona u përplas në qendër të qytetit turistik të Gramado në Brazilin jugor duke vrarë të gjithë në bord.
Piloti i avionit, Luiz Claudio Galeazzi, humbi jetën së bashku me nëntë pasagjerët e tjerë, të gjithë anëtarë të familjes së tij, sipas guvernatorit të Rio Grande do Sul, Eduardo Leite. Përveç kësaj, 17 persona u plagosën.
Prodhuar në vitin 1990, aeroplani Piper PA-42-1000 u ngrit nga aeroporti aty pranë Canela në drejtim të Jundiai në Sao Paulo. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se kushtet e pafavorshme të motit mund të jenë bërë shkak i aksidentit, ndërsa autoritetet kanë hapur hetim.
Raportohet se avioni fillimisht goditi oxhakun e një ndërtese më pas në katin e dytë të një shtëpie përpara se të përplasej me një dyqan mobiljesh, thanë autoritetet. I vendosur në një rajon malor, Gramado është destinacioni më popullor turistik në Rio Grande do Sul.
Klan News