Trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç mendon se skuadra e tij duhet të bëjë një ndeshje speciale që të fitojë në stadiumin “Loro Boriçi” përballjen kundër Tiranës në “Klasiken e Shqipërisë”.

Te kuqeblutë atmosfera është mjaft pozitive, pasi ka futbollistë të rikuperuar nga dëmtimet. Për më tepër që Vllaznia do të ketë mbështetjen e tifozëve shkodranë.

Vllaznia e mbylli vitin 2024 me një humbje ndaj Partizanit, por trajneri Brdariç tha në konferencën për shtyp përpara takimit, se beson te suksesi.

Ne jemi të përgatitur për ndeshjen e nesërme! Jemi të uritur dhe e dimë rëndësinë e kësaj përballjeje! Derbet janë ndeshje speciale dhe na duhet lojë speciale! Probabiliteti për të fituar është më i madh krahasuar me Partizanin pasi kemi rikthime. Derbet janë derbi, duhet performancë mjaft e mirë! Nuk ka lidhje renditja, kemi avantazh se luhet në shtëpinë tonë. Duhet të bëjmë presing sa më shumë, e të besojmë nga fillimi që mund të fitojmë. Ta shijojmë këtë ndeshje, do të jetë mikëpritëse nëse ka një atmosferë të mirë në stadium!”, tha Thomas Brdaric.

Vllaznia ka 31 pikë të grumbulluara pas19 takimeve e gjendet në vend të 3, ndërsa Tirana është e 8-ta me 19 pikë e ndodhet në zonën e rënies nga kategoria.

Klan News