Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës së skuadra e tij do të luajë këtë të shtunë ndaj Dinamos.

Brdaric vlerësoi kundërshtarin, por theksoise ekipi i tij di të bëjë çfarë është e mundur, që të tregojë se janë më mirë.

Sipas tij, rëndësi ka vetëm fitorja, por nëse ajo vjen me lojë të bukur, do të shijonte më shumë.

“Duhet të mbajmë ritmin, siç kemi bërë në ndeshjet e kaluara. Ishte një javë e shkurtër dhe nuk kishim shumë kohë për të menduar për të kaluarën, por mendojmë për të ardhmen.

Mendojmë vetëm për të mbajtur ritimin. Sfida është të mbajmë këtë performancë. Duhet të mendojmë për çdo ndeshje të radhës. Do të luajmë ndaj Dinamos dhe e dimë se është një nga ekipet më të mira në kampionat.

Ka lojtarë me cilësi shumë të mira individuale dhe një trajner me shumë përvojë. Por ne do të bëjmë çdo gjë që të jetë e mundur për të treguar se jemi ekipi më i mirë.

Për mua si trajner nuk është shumë e rëndësishme që skuadra të bëjë një futboll të bukur, por të marrë pikë. Nëse ekipi luan edhe bukur, atëherë fitoret të shijojnë dhe më shumë.”, deklaroi Brdaric.

Ndeshja Dinamo-Vllaznia, do të luhet të shtunën në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. /tvklan.al