Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Plazhi i Velipojës po vazhdon të qëndrojë me situatën e rëndë të krijuar pas nxjerrjes nga dallgët e detit të peshqve të ngordhur, të cilët kanë pushtuar bregdetin e plazhit të Velipojës, e tashmë kanë filluar të prishen e të mbajnë erë, duke sjellë në këtë mënyrë edhe largimin e pushuesve.
Autoritetet lokale kanë vazhduar punën për grumbullimin e peshkut dhe groposjen e tij. Peshku ka të njëjtën madhësi dhe qëndron sipër ujin në një vijë lineare. Shkaku i nxjerrjes së tyre janë bërë anijet tona të peshkimit, të cilat kanë hedhur në det peshq të së njëjtës madhësi.
“Nga analiza që ne kemi bërë, si rezultat i ardhjes së specialistëve rezulton, se këtu s’kemi të bëjmë me helmime, s’kemi të bëjmë me korrent siç mendojmë, s’kemi të bëjmë me hedhje minash, kemi të bëjmë thjesht edhe sipas edhe konkluzioneve që kanë nxjerrë specialistët, me një anije tregtare peshku ose peshkarexh, e cila kjo sasi peshku nuk u është shitur diku dhe duke qenë se ky peshk ka arritur të dekompozohet e kanë hedhur në det”.
Veterinerët mendojnë se peshqit e ngordhur kanë qenë të seleksionuar dhe janë hedhur në det, si pasojë e mos shitjes së tyre nga njerëz të papërgjegjsëm./tvklan.al