Brizhit Makron, bashkëshortja e presidentit të Francës i shpall luftë atyre që përhapin në rrjete sociale, teori konspiracioni ndaj saj.
Mediat franceze shkruajnë se ajo po përgatit një padi kundër revistës “Fe i Dokymo” me orientim ekstremist të djathtë se ka shpifur me fakte të rreme se 68-vjeçarja ka lindur mashkull, por është shndërruar në femër.
Madje revista pretendon se emri nga lindja i Brizhit Makronit është Zho Mishel Tronjë. Me këtë emër është ngritur edhe një hashtag në rrjetet sociale.
Revista “Fe i Dokymo” pretendon se ka patur edhe një hetim tre vjeçar mbi identitetin e vërtetë të Brizhit Makronit. Megjithatë, kjo media shquhet për spekulime të tilla dhe nuk është hera e parë publikon të tilla lajme të rreme për njerëz të famshëm.
Tv Klan