Brigitte Macron është gruaja e presidentit francez Emmanuel Macron, por edhe ajo nuk e di nëse bashkëshorti i saj do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Prillit.

Kam dëgjuar se ai dëshiron të kandidojë , por si ju,  edhe unë jam duke pritur për vendimin e tij,” tha  Zonja e Parë .

Presidenti francez nuk e ka fshehur dëshirën për të qëndruar sërish në detyrë. Por ashtu si shumë  krerë të shtetit para tij, ai qëllimisht po e vonon nisjen e kësaj sfide në mënyrë që të minimizojë rreziqet që mund të mbartë fushata.

Macron, lideri më i ri në historinë e Francës shihet si favorit për të fituar zgjedhjet presidenciale. Megjithatë, konservatorja Valerie Pecresse përbën një rrezik real për 44-vjeçarin për shkak të popullaritetit  në rritje.

Lidhja e çiftit ka qenë në qendër të vëmendjes në Francë dhe jo vetëm. Romanca e tyre lindi në shkollë drame ku ai ishte vetëm 15 vjeç dhe ajo 25 vite më e madhe. Brigitte ishte mësuesja e tij kur ai ishte adoleshent. Macron u martua me të në 2007 pasi martesa e Brigitte përfundoi në divorc.

Klan News