Brigitte Macron nuk e ftoi në festë ish-gruan e Francois Hollande
Xhelozitë dhe hatërmbetjet mes femrave janë të pranishme kurdoherë. Aktorja franceze Julie Gayet i ka dërguar një mesazh në inat e sipër Zonjës së Parë Franceze Brigitte Macron, pasi kjo e fundit nuk e ftoi atë në një festë në Pallatin Elysée.
Sipas revistës Paris Match thuhet se hatërmbetja që partnerja e ish-presidentit francez Francois Hollande ka pasur nuk ka të bëjë me faktin se nuk mori pjesë në atë drekë mes ish-Zonjave të Para të Francës, por se Brigitte kishte ftuar ish-partneren e Hollande në vend të saj.
Në festë mori pjesë Valerie Trierweiler, ish-bashkëshortja e Francois, të cilën ai e tradhtoi me zonjën Gayet në 2014-n. Në mesazhin e saj aktorja 47-vjeçare shprehet e zemëruar dhe madje shumë e indinjuar që zgjodhi atë.
Julie Gayet në periudhën që u zgjodh Hollande president kërkoi që të mos kishte rolin si Zonja e Parë e Francës për shkak se donte që t’i përkushtohej karrierës së saj. Gayet ka dy fëmijë nga martesa e parë më skenaristin Santiago Amigorena.
Klan Plus