Tirana është në qendër të këtij shkrimi të gazetës së njohur britanike “Bristol Live” që e rekomandon të vizitohet si destinacion.
Kryeqyteti shqiptar është ideali për ata udhëtarë që janë në kërkim të një vendpushimi të bukur larg plazhit dhe turmave të vizitorëve.
Gjatë vizitës në Shqipëri dhe veçanërisht në Tiranë, turistët do të kenë mundësi të njihen me historinë e vendit përmes muzeve të ndryshëm që ndodhen këtu. Sheshi Skënderbej u mundëson vizitorëve të zbulojnë lehtësisht qytetin dhe monumentet e tij të shumta.
Megjithatë, Tirana ja vlen të vizitohet, edhe nëse vizitorët e huaj nuk janë adhurues të historisë. Teleferiku “Dajti Express” është nje nga atraksionet e preferuara në Tiranë.
Në këtë pikë turistike udhëtarët do të gjejnë një pamje mahnitëse të qytetit nga maja e Malit të Dajtit.Vetë Dajti konsiderohet një vend relaksi, argëtimi, por edhe gastronomik pasi ka restorantë të shumta që ofrojnë pjata të kuzhinës tradicione.
Tirana do të jetë lehtësisht e aksesueshme për turistët britanikë pasi nisur nga muaji i ardhshëm, Aeroporti i Bristolit do të ofrojë fluturime direkte drejt Tiranës në Shqipëri, që zgjasin pak më shumë se tre orë.
Sipas gazetës, në javën e dytë të qershorit, vizitorët nga Bristoli mund të kryejnë fluturime direkte vajtje-ardhje për në Tiranë për vetëm 89 Paund personi.
Klan News