Nuk ka qetësi për Armando Brojën. Dëmtimi i fundit në kyçin e këmbës, ka shtuar problemet për sulmuesin e Shqipërisë.
Trajneri i Evertonit, David Moyes, deklaroi se po mendohet që të ndërpritet huazimi dhe lojtari të rikthehet te Chelsea, klub që ka kartonin e shqiptarit.
Megjithatë, nga kjo situatë e krijuar “Blutë e Londrës” nuk duken shumë të lumtur. “The Guardian” raporton se Chelsea kërkon nga Everton të paguajë të gjitha pagat e Brojës deri në fund të sezonit, sipas huazimit dhe asaj që ishte parashikuar në kontratë.
Chelsea pagoi rrogën e Brojës deri në muajin Dhjetor, kur ai u rikthye nga dëmtimi dhe pjesa tjetër i takon Evertonit, siç është parashikuar edhe në kontratë.
Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare, për të parë nëse Broja do të mbetet tek Evertoni apo do të rikthehet te Chelsea.