Sulmuesi kuqezi e ka lënë pas dëmtimin në kavilje, e konfirmon trajneri i “shenjtorëve” Hasenhuttl

Armando Broja nuk u aktivizua në dy takimet e fundit të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit Katar 2022 ndaj Anglisë dhe Andorrës për shkak të një dëmtimi në kavilje.

Por sulmuesi 20-vjeçar është gati për takimin e radhës të Southampton në transfertë të shtunën kundër Norëich.

Trajneri austriak, Ralf Hasenhutl, deklaroi se me përjashtim të Jack Stephens, lojtarët e tjerë përfshirë futbollistin kuqezi janë gati për të luajtur.

Broja ka pasur një problem në kavilje dhe ka punuar nën kujdesin e stafit mjekësor. Por 20-vjeçari është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të ekipit, duke treguar se është në një gjendje të mirë fizike.

Futbollisti kuqezi mori një goditje në sfidën ndaj Burnleigh më 23 Tetor, ku shënoi edhe një gol.

Pritet që ai ta nisë si titullar në takimin e javës së 12 të Premier Ligës.

Broja u bashkua me ekipin në Londër për sfidën kundër Anglisë dhe u la në tribunë për ndeshjen. Ndërkohë që nuk udhëtoi në Tiranë me kombëtaren për ndeshjen kundër Andorrës të fituar 1-0.

Klan News